Eman Rrahmani akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti: 355 milionë euro për OJQ-të, kërkon hetim të plotë

Eman Rrahmani, ka ngritur akuza të forta ndaj Qeverisë Kurti, duke deklaruar se gjatë pesë viteve të fundit janë ndarë gjithsej 355 milionë euro nga institucionet publike për organizatat joqeveritare. Rrahmani tha se shumica e këtyre mjeteve kanë ardhur nga buxheti qendror dhe se tashmë ka nisur mbledhjen e dokumentacionit për të analizuar destinimin e tyre. Ai theksoi se synimi i tij është të zbardhet se ku kanë përfunduar këto para publike dhe në çfarë projektesh janë shpenzuar. “Kam kërkuar të gjitha pagesat që janë bërë për organizatat joqeveritare nga viti 2021 deri në vitin 2026. Kam marrë shumë material dhe kam angazhuar persona për përpunimin e tij, sepse bëhet fjalë për 355 milionë euro të ndara për OJQ-të nga të gjitha institucionet publike përgjatë pesë viteve”, deklaroi Rrahmani.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …