Bartësi i listës së Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka theksuar se qeverisja e vetme e një partie në Kosovë është e dëmshme për demokracinë. Ai shprehu shqetësimin se një parti që ka gjithë pushtetin krijon arrogancë ndaj qytetarëve, bizneseve dhe atyre që kontribuojnë për suksesin. Rrahmani kritikoi gjithashtu përdorimin e gjuhës fyesse nga kryeministri Albin Kurti ndaj opozitës, duke thënë se është një gjuhë e papranueshme dhe me tendencë për të përjashtuar opozitën nga mundësia e koalicionit. Ai e cilësoi këtë veprim si tendencioz dhe si një pengesë për çdo lloj bashkëpunimi të mundshëm me VV-në për formimin e qeverisë.
