Eman Rrahmani: Vagonat, milionat për OJQ-të serbe dhe 24 hektarët e Manastirit

Eman Rrahmani, ka ashpërsuar kritikat ndaj Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, duke renditur një sërë vendimesh dhe veprimesh që, sipas tij, janë në kundërshtim me retorikën patriotike të pushtetit. Në një postim në rrjetet sociale, Rrahmani ka përmendur çështjen e vagonëve në Serbi, mbi 140 mijë euro të ndara për Dioqezën serbe, më shumë se 3 milionë euro për OJQ dhe komunitete serbe, si dhe regjistrimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Në listën e tij, deputeti ka përfshirë edhe mbi 3.5 milionë euro për “rojet e Urës së Ibrit”, pranimin e dokumenteve të strukturave paralele serbe dhe ndryshimet që lidhen me Ligjin për Shtetësinë. Rrahmani ka argumentuar se këto veprime krijojnë një kontrast të madh mes deklarimeve politike të Vetëvendosjes dhe politikave që, sipas tij, janë zbatuar gjatë qeverisjes së saj. Një prej pikave të përmendura nga Rrahmani është edhe çështja e 24 hektarëve të Manastirit të Deçanit. Kjo pronë u regjistrua në emër të Manastirit pas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, ndërsa Qeveria Kurti në vitin 2024 kërkoi nga Agjencia Kadastrale zbatimin e këtij vendimi. Vendimi ishte mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë si një hap në respektimin e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit. Rrahmani e ka mbyllur reagimin e tij me paralajmërimin se lista e çështjeve që ai ia atribuon pushtetit aktual “vazhdon”, duke e kthyer postimin në një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj politikave të Qeverisë Kurti dhe mënyrës se si ajo e ka ndërtuar narrativën e saj politike.

Kontrolloni gjithashtu

Nga i dënuar për gjenocid në “hero”: Mediat serbe glorifikojnë Ratko Mlladiqin

Vdekja e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq, ka nxjerrë sërish në pah …