Escobar: Kosova e Serbia ndodhen para një fazë të re dialogu, pasi detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt

Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, pasi krerët në Beograd kanë  paralajmëruar se këtë do ta kërkojnë nga KFOR-i. Ne e hedhim poshtë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim këtë fare kërkese të Serbisë. Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes pjesëmarrjes në KFOR, tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …