Gabriel Escobar

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që të hënën e ardhshme, të vijë për një vizitë në vendin tonë

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që të hënën e ardhshme, të vijë për një vizitë në vendin tonë. Ai me këtë rast do të takohet dhe do të bisedojë me kryeministrin, Albin Kurti. Vizita e emisarit amerikan  Escobar, në Kosovë, pason vizitën e  emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtinë e Beograd, me ç rast është takuar  me autoritetet zyrtare të Kosovës dhe Serbisë, të cilëve u ka lënë për lexim versionin e ri të Planit franko-gjerman, tani plani i BE-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kirurgu torakal, dr. Fitim Selimi, reagon ndaj tarifës për përcjellësit në QKUK

Kirurgu torakal në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Fitim Selimi, ka reaguar ashpër ndaj vendosjes …