leoni

Lajçak

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron një vizitë në Uashington, u prit nga emisari amerikan, Kasanof

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka nisur vitin 2025 me një vizitë në Uashington. Ai, me këtë rast u prit nga Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof. Pata një diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-SHBA gjatë gjithë mandatit tim, deklaroi Lajçak në një postim publik. Vizita shënon një nga angazhimet e fundit të tij si përfaqësues i BE-së, pasi mandati i tij përfundon më 31 janar 2025. Ky angazhim  pasqyron përpjekjet e vazhdueshme për koordinim ndërmjet BE-së dhe Amerikës në çështjet e ndjeshme të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht për dialogun Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …