Kryeministri Albin Kurti, ka komentuar paralajmërimet që vijnë nga Serbia e Rusia për ultimatum të ri drejtuar Kosovës

Kryeministri Kurti, thotë se mungesa e kapaciteteve gjeneruese të vendit dhe varësia nga importi janë shkaktarë për krizën e energjisë

Kryeministri Albin Kurti,  më në fund ka pranuar se mungesa e kapaciteteve gjeneruese të vendit dhe varësia nga importi janë thelbësore për krizën e energjisë. Ai  foli për dimensioni evropian i krizës, duke thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndodhur në krejt kontinentin evropian. Meqenëse ne nuk kemi kapacitete për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike, detyrohemi të importojmë, duke importuar edhe çmimet e larta.  Sipas raportit të Bankës Botërore, mbi 22% e familjeve  shpenzojnë më shumë se 10% të të ardhurave mujore për energji elektrike, duke tejkaluar pragun e varfërisë energjetike. Për më tepër, mbi 40% e familjeve nuk arrijnë të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta, duke reflektuar sfidat e thella sociale të shkaktuara nga kriza energjetike. Mungesa e investimeve në kapacitete të reja energjetike dhe varësia nga importi i shtrenjtë e kanë bërë të vështirë për Kosovën të përballojë kërkesat në rritje për energji.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …