leoni

Miroslav Lajcak

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të qëndrojë për një vizitë në Beograd

Emisari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak sot do të udhëtojë për një vizitë  në Beograd, me ç’ rast do ta takojë dhe do të bisedojë me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq,  Presidenca serbe nuk konfirmoi se do të ketë një konferencë të përbashkët, por tha se pas takimit do të dërgohet një komunikatë për media. Gjithashtu nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen, ashtu si arsyeja e vizitës. Por takimi mbahet dy ditë para se të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës për përjashtimin e dinarit serb si valutë e përdorshme për transaksione në vend. Komuniteti ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për këtë vendim, duke i kërkuar Kosovës konsultim me komunitetet. Vendet e Quintit kërkuan nga Qeveria Kyri pezullimin e këtij vendimi.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Hisen Berisha: Korrupsioni moral e politik lejon formimin e qeverisë, thirrje për votim të hapur në Kosovë

Analisti Hisen Berisha paralajmëron se formimi i qeverisë nga Kryeministri Albin Kurti nuk ka ardhur …