leoni

Mirosllav Lajçak

Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bëhet

Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë  në mënyrë të prerë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, tash do të bëhet. Marrëveshja e Asociacionit nuk është përmbushur për dhjetë vjet. Nuk do të ketë marrëveshje të Kosovës me Serbinë  pa Asociacionin e Komunave Serbe. Besoj se propozimi ynë është i drejtë dhe i dobishëm për Serbinë dhe rajonin. Unë  nuk jam këtu për të ndryshuar historinë por për të ndryshuar të ardhmen. Do të doja të krijoja marrëdhënie ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm, të bëjnë biznes, të studiojnë dhe mendoj se është në interesin e të gjithëve, saktësoi Mirosllav Lajçak për mediat serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …