Emisari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, gjatë një vizite në Kosovë, bisedoi me kryeministrin, Albin Kurti

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, gjatë një vizite në Kosovë, bisedoi me kryeministrin, Albin Kurti

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin,  gjatë një takimi me kryeministrin Albin Kurti, ka diskutuar për Procesin e Berlinit dhe çështje të tjera aktuale. Lajmin e ka bërë të ditur, ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorb Rohde.  Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e kryeministrit, tema qendrore e këtij takimi ishte bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit si dhe përgatitjet për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit i cili këtë vit shënon dhjetë vjetorin e tij. Kryeministri e falënderoi z. Sarrazin për bashkëpunimin e mirë, kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal. Albin Kuurti  theksoi që Kosova është e përkushtuar dhe interesuar për fqinjësi të mirë, avancim demokratik dhe progres socio-ekonomik në rajon ku sipas tij qytetarët janë përfituesit përfundimtarë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …