Mirosllav Lajçak

Emisari, Miroslav Lajçak ka deklaruar se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi do të thotë integrim në BE i të dyja vendeve

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të djeshëm me përfaqësuesin e Kosovës Besnik Bislimi dhe me atë të Serbisë Petar Petkoviq ka treguar për temat që kanë diskutuar. Ai përmes një postimi, tha se është i lumtur në dakordimin lidhur me  komisionin e përbashkët për të zhdukurit, derisa ka përmendur se normalizimi i raporteve do të thotë integrim në BE dhe se nuk ka shkëputje mes të dyjave. Emisari Lajçak shtoi se janë disa hapa që duhet të bëhen për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit, sipas konkluzave të Këshillit Evropian të vitit 2024, shtendosja, përgjegjësia për sulmet e 2023-s, ri-integrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës, janë disa temat që ka renditur Lajçak, në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …