Marshi “Drejtësi, Jo Politikë” merr mbështetje edhe nga kryetari Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen për marshin qytetar “Drejtësi, Jo Politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me gjykim në Gjykatën Speciale për krime të pretenduara lufte. Organizatorët nga platforma “Liria ka Emër” thonë se përkrahja nga kryeqyteti dhe komunat e tjera po e forcon frontin qytetar pa dallime, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të drejtësisë së paanshme. Sipas tyre, marshi i 17 shkurtit synon të bashkojë qytetarët rreth kërkesës për drejtësi jashtë ndikimeve politike. Mbështetje për këtë protestë kanë dhënë edhe disa kryetarë komunash, mes tyre Bashkim Ramosaj Deqan Ardian Gjini (Gjakovë), Agim Aliu (Ferizaj), Sabedin Vishi (Kaçanik) dhe Smajl Latifi (Rahovec), , Shpejtim Bulliqi (Besianë),si dhe përfaqësues të tjerë lokalë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …