Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke u bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125Partinë Demokratike të Kosovës. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale së bashku me Hamzën, Endrit Thaçi ka përcjellë një mesazh mbështetës për kandidatin e PDK-së, duke e paraqitur atë si alternativën për ndryshimin që i nevojitet vendit. “Kosovës i duhet ndryshimi me Bedri Hamzën. Për qytetarët. Për çlirimtarët. Për Kosovën”, ka shkruar ai. Në mesazhin e tij, Endrit Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të dielën të mbështesin PDK-në dhe numrin 125, duke kërkuar mobilizim elektoral në mbështetje të kandidatit për kryeministër dhe programit të kësaj partie. Mbështetja e tij vjen në përmbyllje të fushatës zgjedhore, teksa subjektet politike po intensifikojnë thirrjet për pjesëmarrje dhe votim në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut, studentët kërkojnë respektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve

Prishtina u bë të premten zëri i solidaritetit me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. …