Endrit Thaçi, i biri i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka përshëndetur kandidaturën e Bedri Hamzës për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një lider me vizion dhe përvojë të dëshmuar. Reagimi i tij vjen pas njoftimit zyrtar të Hamzës, i cili sot bëri publik synimin e tij për të garuar për postin e kryetarit të PDK-së, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit. “Urime, zoti Bedri Hamza, për kandidaturën për kryetar të PDK-së. Një lider me përvojë, vizion dhe integritet, vlera që i duhen partisë dhe Kosovës”, ka shkruar Endrit Thaçi në një postim. Bedri Hamza, ish-ministër i Financave dhe kryetar i Mitrovicës së Jugut, shihet si një nga figurat më të konsoliduara brenda PDK-së, ndërsa kandidatura e tij pritet të hapë një garë të rëndësishme për drejtimin e partisë në fazën e re politike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
