Ëndrra e Strellcjanve do të behet realitet

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës Pal Lekaj, deputetet, Daut Haradinaj, Shkumbin Demalijaj, Rasim Selmanaj, Time Kadriaj, banorët e të dy fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët, kanë bërë përurimin e fillimit të punimeve për rregullimin e ,,Rrugës së Bjeshkës’’ së këtyre dy fshatrave. Të dy fshatrave po ju hapet perspektiva e Zhvillimit të Turizmit dimëror, dhe verorë, me këto investime, ne ju krijomë mundësi jo vetëm banorëve të këtyre dy lokaliteteve por të gjithë Kosovës pse jo edhe Ballaknit. Investime në rregullimin e kësaj rrugë ka një rendësi jashtëzakonisht të madhe me vet faktin se këto bjeshkë mund të shfrytëzohen në dy sezona në verë dhe dimër. Nga Kompania ”Lika Trade’’ Sh.p.k-Deçan e cila është punë kryese e këtij projekti është kërkuar që projektin ta zbatoi në përpikëri. Ndërsa vlera e përgjithshme e këtij projekti kapë shifrën 2,644,11.80 €uro.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …