Profesori universitar dhe ish-kryetari i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk synon zgjedhje të reja, pasi sipas tij një veprim i tillë do të ishte “vetëvrasje politike”. Hasani u shpreh skeptik për mundësinë që Vjosa Osmani të sigurojë edhe një mandat tjetër presidencial, duke theksuar se Kurtit i duhet një figurë plotësisht besnike politikisht. Ai komentoi edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, duke thënë se Kosova nuk ka luksin të refuzojë iniciativa amerikane si Bordi i Paqes, ndërsa propozimin e Veton Surroit për shqyrtim në Komisionin e Venecias e cilësoi të pakuptimtë. Sa i përket proceseve gjyqësore në Hagë, Hasani tha se nuk ka prova për ndërmarrje të përbashkët kriminale, ndërsa kritikoi edhe qasjen politike ndaj serbëve lokalë, duke paralajmëruar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pothuajse i sigurt.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
