Enver Hasani: Presidentja Osmani e shkeli Kushtetutën me mandatimin e Konjufcës

Shkeljet kushtetuese gjatë tetë muajve të fundit janë kthyer në rutinë, vlerëson ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani. Ai ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për mosrespektim të Kushtetutës dhe të ligjit. Osmani e ka shkelur Kushtetutën me mandatimin e Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë së re, duke mos i përfillur kriteret mbizotëruese dhe duke anashkaluar partitë që përfaqësojnë shumicën prej 63 deputetësh në Kuvend. Ai e cilësoi këtë veprim si një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në rendin kushtetues të vendit. Nga ana tjetër, Hasani tha se Albin Kurti po uzurpon pozitën e kryeministrit, pasi mban njëkohësisht edhe postin e deputetit, duke ushtruar dy funksione që Kushtetuta i ndalon. “Një qeveri, një ditë, do të detyrohet të fusë në Kodin Penal dispozita që parashohin dënim për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në Shqipëri dhe në disa shtete të tjera evropiane kjo është standard”, tha Hasani. Ai paralajmëroi se degradimi i rendit kushtetues po e dëmton rëndë pozitën ndërkombëtare të Kosovës. “Kushtetuta dhe ligji janë stërkequr në përmasa të papara në Evropë – përveç Rusisë. Refuzimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës është vetëm fillimi i pasojave që do të ndjekin këtë krizë të përfaqësimit politik”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Nuk i dorëzojmë dosjes Speciales pa praninë e gjykatave vendore ose Policisë së Kosovës

Nasim Haradinaj: Kurti po e përdor letrën për Hagën për të zhvendosur vëmendjen nga rasti Dehari

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj publikimit nga Albin Kurti të letrës …