Duke folur për pritjet e tij lidhur me antarësimin e Kosovës në NATO, ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka theksuar se beson se në vitin 2026 është koha që të mbështetet Kosova për t’u anëtarësuar në NATO. “Nëse Rusia po sfidon kufijtë në Evropën Lindore, dhe Serbia po sfidon kufijtë në Ballkanin Perëndimor, nuk mendoj se mund të shohim parashikueshmëri dhe stabilitet në të ardhmen. Prandaj, sipas mendimit tim, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë parashikueshmëri, do të thotë stabilitet, do të thotë siguri, dhe sipas meje, koha është tani. Presidenti Trump, gjatë mandatit të tij të parë, e ndryshoi hartën e sigurisë së rajonit duke mbështetur anëtarësimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO. Dhe unë besoj se në vitin 2026 është koha që të mbështetet Kosova për t’u anëtarësuar në NATO. Por, për ta arritur këtë, hapi i parë është nënshkrimi i Planit të Veprimit për Anëtarësim (MAP). Prandaj, po kërkoj mbështetjen tuaj për ta bërë këtë hap të parë” theksoi ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj nga kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
