leoni

Enver Hoxhaj e falënderon senatorin Bob Dole për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës

Enver Hoxhaj e falënderon senatorin Bob Dole për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një telefonate që e ka pasur me senatorin Bob Dole, e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë popullit të Kosovës. Kandidati për kryeministër nga PDK, njëherësh edhe kryetar në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social, ka treguar se ka zhvilluar një telefonatë me senatorin Bob Dole, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë jetës. “Si kryeministër i ardhshëm e sigurova atë se, edhe në sfidat dhe proceset e ardhshme, përkushtimi ynë, përkushtimi i popullit tonë, do të jetë forcimi i partneritetit strategjik në mes të dy vendeve tona.”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …