SHAQIR SHAQIRI: RRUGËTIMI I NJË PJESE TË TEKNIKËS SË RADIOS-KOSOVA E LIRË

Basri Beka nuk ishte ideator as themelues i Radios-Kosova e Lirë, por një luftëtar i lirisë i cili e ka bartur mbi shpinë teknikën e Radios

Basri Beka, nuk ishte ideator as themelues i Radios-Kosova e Lirë, sikur shkruan gazeta e quajtur “Epoka e Re”,  por një luftëtar i lirisë i cili e ka bartur  mbi supe një pjesë apo ndonjë antenë të teknikës së Radios, ashtu sikur dhjetëra të tjerë.

Basriu, mbase as pas 22 viteve  ende nuk e di se Radio-Kosova e Lirë është themeluar me vendim të SHP të UÇK-së, më 13 nëntor të vitit 1998. Se stafi i Radios dhe i Agjencisë ka bërë përgatitjet paraprake, qysh prej verës së vitit 1998, fillimisht në fshatin Krojmir, pastaj në fshatin Berishë.

“Feniksit” mund t’i duket vetja feniks edhe sot, por realiteti për Radion-Kosova e Lirë dhe Agjencinë Kosovapss dihet publikisht që nga  4 janari i vitit 1999. Këtë e di jo vetëm Kosova,  por tërë bota.

Pretendimet e tilla për përvetësim dhe me përpjekje për  dalje nga anonimiteti, nuk i bëjnë nder një luftëtari të lirisë, puna e të cilët është çmuar në mbartjen deri në Berishë, apo në Fshatin e Ri të një pjese të teknikës transmetuese, ashtu sikur kanë bërë edhe shumë të tjerë, sidomos Shaqir Shaqiri, Bekim Haxhiu e të tjerë,  të cilët i kanë kryer urdhrat e eprorëve të tyre.

Ky pretendim është më shumë se qesharak dhe nuk do të merremi më shumë me këtë “shpikje” pas 22 viteve, sepse  është kryekreje i paqëndrueshëm, naiv dhe  krejtësisht jashtë realitetit të kohës.

Nuk është aspak e ndershme nga “feniksi” që dëshmitarë të vetëm për ato që pretendon i ka radhitur katër veprimtarë tani të vdekur, sikur janë Muhamet Mehmeti, Bedri Rama, Islam Berisha dhe Sylejman Gashi. Ata nuk mund të dëshmojnë tani, asgjë për ideatorin dhe “themeluesin”, apo  dhe bartësin e teknikës së Radios, sepse teknika është mjet për transmetimin e programit. Këtë të paktën duhet ta kishte kuptuar apo e kupton tani Basri Beka.  Krejt kjo flet qartë se manipulimet e tilla bëhen me qëllim të diskreditimit të vlerave të luftës, pikërisht në kohën kur ka filluar punën Gjykata Speciale, ndoshta edhe pa qëllim.

Dhe për fund, Basri Beka,  nuk i ka treguar lexuesit se cilat punë apo vepra të tjera  madhore i ka bërë gjatë kohës së luftës, përveç  bartjes së teknikës, apo ndonjë pjese të saj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …