Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj, ka reaguar kundër akuzave të ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, i cili tha se në Kosovë po ndodh spastrim etnik i serbëve

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka pohuar se në Kosovë po ndodh një spastrim etnik i serbëve. Hoxhaj e ka cilësuar këtë si një përpjekje të koordinuar për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar institucionet euro-atlantike. Propaganda ruse dhe serbe është e mbushur me dezinformata dhe se ka për qëllim të krijojë pasiguri dhe tension në rajon. Ai e ka quajtur krahasimin e Lavrovit si një manifestim të luftës hibride dhe ka bërë thirrje për të mbrojtur stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit nga këto sulme të dëmshme, ka shkruar Hoxhaj në reagimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim i ashpër i OVL-UÇK: Rritja e kostos së telefonatave në Hagë cilësohet goditje çnjerëzore

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj vendimit …