Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Mbështetja amerikane, evropiane dhe uniteti politik si përfaqësim i vullnetit të popullit, solli pavarësinë e Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja  Enver Hoxhaj, ka folur lidhur me  takimin e dytë të Ekipit të Unitetit, me ftesë të ambasadorit amerikan,  Jeffrey Hovenier. Mysafir në këtë takim ishte edhe ish-këshilltari i Marti Ahtisaarit, aktualisht në detyrën e nënsekretarit të  Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Finlandës, Kai Sauer. Hoxhaj,  ka thënë me këtë rast  se mbështetja amerikane dhe evropiane e uniteti politik mbipartiak si përfaqësim i vullnetit të popullit, solli pavarësinë e Kosovës. Kosova është mirënjohëse përgjithmonë dy miqve për rolin historik në këtë kohë, kur Kosova kishte më së shumti nevojë për përkrahje ndërkombëtare! Andaj shkëmbyem kujtimet tona nga puna e përbashkët deri këtu, duke e njohur çdoherë miqësinë e pazëvendësueshme që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhe BE-në,   ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …