Edi

Kryeministri, Edi Rama, bëri të ditur se kompania holandeze SHELL ka zbuluar sasi të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri stë ditur se kompania holandeze SHELL ka zbuluar sasi të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri. Rama në një takim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencialë tha se ky zbulim do të ndikojë jo vetëm në të ardhmen e Shqipërisë, por në të  ardhmen energjetike të Evropës. Kemi kënaqësi për të pasur në vendin tonë SHELL-in. Shpresojmë që së shpejti do të mund të ndajmë me opinionin tonë publik dhe pse jo atë rajonal dhe përtej një zbulim shumë të rëndësishëm që Shell-i po arrin të realizoj në vendin tonë. Si çdo holandez i mirë ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm, të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol edhe në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …