Brickos

Ministri Marash Dukaj, në zyrën e administratës së Tuzit, ka shpalosur flamurin malazez dhe atë shqiptar

Një foto e Ministrit të Administratës Publike në Malin e Zi, Marash Dukaj, e afishuar në zyrën e administratës  me flamurin malazez dhe atë shqiptar ka sjellë reagime të ashpra, në Podgoricë. Qendra për Edukim Qytetar dhe grupime te tjera pro serbe, e quajnë skandaloze foton e ministrit nga Tuzi, shqiptar me përkatësi shqiptare. Ata thonë se ministri ka gjithë të drejtën të respektojë përkatësinë e tij, por duket që t’i përmbahet interesave të shtetit të Malit të Zi. Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj, nga partia e pakicës kombëtare, duhet ta dijë se si anëtar i Qeverisë së Malit të Zi, e sidomos kur vepron si ministër, ka obligim të përfaqësojë interesat e shtetit te Malit të Zi dhe të gjithë qytetarët e tij, pavarësisht përkatësisë kombëtare apo të ndonjë përkatësie tjetër” thuhet ne reagimin e Qendrës për Edukim Qytetar. Pas këtyre reagimeve në mediat malazeze dhe në opinionin publik, vetë Dukaj ka sqaruar foton duke u shprehur se e gjitha është në përputhje me rregulloren e shtetit. Ndërsa shton se foton e nuk e ka bërë tek zyra e administratës por në Komunën e Tuzit, duke i cilësuar të gjitha aludimet si të kota.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …