Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj në Davos: Ballkani nuk është periferi, por testi real i sigurisë së Evropës

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se Ballkani Perëndimor nuk duhet parë si periferi e Evropës, por si një test kyç për sigurinë, stabilitetin dhe kredibilitetin strategjik të vetë kontinentit. Në fjalën e tij, Hoxhaj theksoi se paqartësitë dhe mungesa e një qasjeje të qartë nga Perëndimi ndaj rajonit krijojnë hapësirë që aktorë destabilizues të shfrytëzojnë situatën për përshkallëzim tensionesh. Sipas tij, çdo sinjal hezitimi nga Bashkimi Evropian dhe aleatët perëndimorë mund të lexohet si ftesë për ndërhyrje dhe ndikim nga fuqi të treta, të cilat nuk ndajnë vlerat demokratike evropiane. “Ballkani nuk është thjesht një cep i harruar i hartës evropiane. Ai është një vijë e parë e sigurisë së Evropës. Nëse dështon Ballkani, dështon edhe projekti i stabilitetit evropian,” – theksoi Hoxhaj para pjesëmarrësve në Davos. Ai nënvizoi se paqja dhe stabiliteti në rajon nuk janë të garantuara përjetë dhe se ato kërkojnë angazhim të vazhdueshëm politik, ekonomik dhe të sigurisë nga partnerët perëndimorë. Hoxhaj bëri thirrje për një strategji më të qartë të BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke argumentuar se procesi i zgjerimit nuk duhet parë vetëm si çështje burokratike, por si investim strategjik në sigurinë e kontinentit. Në këtë kontekst, ai përmendi edhe dialogun Kosovë–Serbi, duke theksuar se mungesa e progresit real dhe tolerimi i sjelljeve destabilizuese minojnë besimin e qytetarëve në perspektivën evropiane dhe rrisin rrezikun e krizave të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria në Bordin e Paqes, dritare shprese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë …