Tema të tjera...
Nasim Haradinaj: Albin Kurti, ka ardhur në pushtet përmes tensioneve dhe ashtu do të largohet
05/03/2026
Deputeti i Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar ditët e Epopesë së UÇK-së, duke theksuar se sakrifica e familjes Jashari mbetet themeli mbi të cilin u ndërtua liria dhe shteti i Kosovës. Përmes një publikimi në Facebook, të shoqëruar me një video nga seanca solemne e Kuvendit e organizuar në nder të këtyre ditëve përkujtimore, Hoxhaj ka rikujtuar rëndësinë historike të rezistencës së familjes Jashari në Prekaz. Videoja është shoqëruar edhe me këngën “Sërish vjen marsi”. “Po shënojmë ditët e ‘Epopesë së UÇK’-së dhe në themelet e flijimit të familjes Jashari ka lindur liria jonë, ka lindur shteti ynë. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social. Ditët e Epopesë së UÇK-së përkujtojnë rezistencën heroike të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në mars të vitit 1998 në Prekaz, një ngjarje që shënoi një moment vendimtar në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjatë seancës në Kuvend, para ulëses së tij, Hoxhaj kishte vendosur edhe një fotografi të ish-udhëheqësve të Partia Demokratike e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, me mbishkrimin: “25 vjet PDK. Identitet. Krenari”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
