Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: PDK-ja po dëshmohet si adresë e besimit të qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas përfundimit të radhës së dytë zgjedhjeve lokale, ka deklaruar  se edhe zgjedhjet e balotazhit treguan se qytetari i Kosovës është i emancipuar dhe pjesëmarrës aktiv në përcaktimin e rrugës së zhvillimit të vendit. Hoxhaj u shpreh se  PDK-ja po dëshmohet si adresë e besimit të qytetarëve. “Mbi të gjitha, jam falënderues dhe krenar me votuesit e PDK-së, me kandidatët e PDK-së dhe mbështetjen e qytetarëve nëpër të gjitha komunat e Kosovës! PDK-ja  si fituese e këtyre zgjedhjeve, po dëshmohet sërish si adresa e besimit. PDK nuk do ta zhgënjejë këtë besim!”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …