KQZ-ja ka shpallur rezultatet preliminare të balotazhit në 21 komuna të vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të balotazhit në 21 komuna.

Bazuar në rezultatet aktuale të KQZ-së, zgjedhjet komunale 2021 i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës.

PDK në raundin e parë arriti të fitojë katër komuna, kurse në balotazh pesë, gjithsej nëntë.

E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila arriti të fitojë shtatë komuna.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë pesë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje katër komuna.

PDK ka fituar në Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçanik, Drenas, dhe në Dragash;

LDK ka fituar në  Prishtinë, Pejë, Lipjan, Burim, Viti, Junik, Fushë Kosovë;

AAK ka  fituar komunat Gjakovë, Deçan, Therandë, Klinë, dhe në Rahovec;

Vetëvendosja me një garë krejt të ngushtë ka fituar në komunat Kamenicë, Shtime, Gjilan, dhe në Besianë.

Nisma Socialdemokrate ka fituar në Malishevë, në të vetëm komunë ku edhe kishte garuar.

Kandidati i pavarur, Xhafer Gashi ka fituar në Kastriot.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …