Ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj mbajtjes së seancës përgatitore kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së pikërisht sot, në Ditën e Flamurit. Përmes një postimi në “Facebook”, ai e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe thellësisht të papërshtatshëm për 28 Nëntorin, ditën simbol të lirisë shqiptare. “Sot, në ditën më të shenjtë për shqiptarët, po përballemi sërish me padrejtësi ndaj krerëve të UÇK-së. Mbajtja e seancës në këtë datë tregon mungesë respekti për historinë dhe sakrificën tonë”, ka shkruar Hoxhaj. Ai theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, ndërsa Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbeten figura të lirisë.
“Kosova e di të vërtetën e tyre. Derisa ata të kthehen të lirë, festa jonë mbetet e paplotë”, përfundoi Hoxhaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
