Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Rusia vazhdimisht prodhon trillime dhe gënjeshtra në raport me vendin tonë

Zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se, kryetari i Rusisë,  Vladimir Putin ka bërë përpjekje për ta përdorur Kosovën si antitezë në raport me vendet e Perëndimit. Hoxhaj duke folur në dokumentarin “VIRUSSIA” që behët fjalë për propagandën dhe dezinformatat ruse shpjegon se, Federata e Rusisë ka prodhuar një narracion të rrejshëm për Kosovën. “Vladimir Putin ka bërë përpjekje që ta përdor Kosovën si antitezë në raport me Perëndimin, me qëllim që ta ndjekë një politikë të ndërhyrjes në shtete sovrane, të shkeljes së integritetit të tyre territorial, të copëtimit të territoreve dhe bashkimit të këtyre territoreve me Rusinë. Dhe këtë e ka bërë prej verës të 2008-së, ku ka filluar fillimisht lufta mes Rusisë dhe Gjeorgjisë për Abhazinë dhe Osetinë Jugore, e deri te Transnistria dhe së fundi aneksimi i Krimesë, ka qenë totalisht i jashtëligjshëm dhe nuk ka asnjë bazë me rastin e Kosovës, ka saktësuar Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zafir Berisha: Të hipnotizuarit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse

Zafir Berisha: Vendimi i Speciales për mocionin e mbrojtjes tregon qëllimin djallëzor të saj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Speciale …