Në 24 orët e fundit në Deçan, dy të sëmurë kanë vdekur mbase nga shkaku i situatës së krijuar me infektimin e ujit

Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Deçan, shkaku i situatës së krijuar atje, ku po dyshohet se ka ndodhur një helmim masiv shkaku i ujit. Këto dy raste të vdekjes i ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka deklaruar se prokurori ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre. Të paktën 428 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan me simptoma të helmimit. Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Vendimi i GJND-së vulosi shtetësinë e Kosovës dhe të drejtën e fituar me luftën çlirimtare

Ish Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 22 korrikun, ditën …