Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Të lënduarit rëndë në incidentin e Ferizajt janë duke e marrë trajtimin e merituar dhe të shpejtë në Turqi

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se të gjithë të lënduarit rëndë në incidentin e Ferizajt janë duke e marrë trajtimin e merituar dhe të shpejtë në Turqi. Kjo është bërë e mundur fal intervenimit profesional të mjekëve nga Kosova  si dhe me mbështetjen e zemërgjerësinë e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. “Dy qytetarë të lënduar më rëndë kanë udhëtuar brenda 24 orësh drejt Turqisë, dhe të tjerët do të arrijnë shpejt. Falënderoj përzemërsisht presidentin e Turqisë, Erdogan, këshilltarin e tij, Sabri Demiri dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, të cilët personalisht janë involvuar në këtë çështje”. Shërim sa më të shpejtë për të lënduarit dhe uroj që të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre”, ka shkruar Enver  Hoxhaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …