Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, thotë se Serbia po e pengon normalizimin e raporteve me Kosovën, me fushatën e saj agresive

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se Serbia po e pengon normalizimin e raporteve me Kosovën, me fushatën  e saj agresive në politikën e jashtme. Në një intervistë për “Vecernji List”, të Kroacisë,  Hoxhaj ka thënë se vendimi për taksën është marrë me qëllim të mbrojtjes së interesave të shtetit të Kosovës. “Serbia po vazhdon me një fushatë agresive kundër Kosovës, e cila ndikon edhe në procesin e normalizimit të raporteve. Në mënyrë që ne të mbrojmë interesat e shtetit tonë, kemi marrë vendimin për taksën, Sipas Hoxhajt, ideja e Serbisë së madhe ende nuk ka vdekur tek udhëheqësit e Beogradit. Ai thotë se BE-ja duhet ta dijë rrezikun e politikës serbe, ngase sipas tij e njëjta po ndikon edhe në shtetet e rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …