leoni

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Vetëm PDK-ja mund ta rikthejë besimin e aleatëve, me një marrëveshje strategjike të sigurisë me Amerikën

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj,  theksoi se PDK-ja, është alternativa e vetme për të garantuar një partneritet të fuqishëm me Amerikën dhe BE-në. Hoxhaj bëri thirrje për nënshkrimin e një marrëveshjeje strategjike të sigurisë me Uashingtonin zyrtar dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke e cilësuar këtë si prioritet madhor për vitin 2025. Nuk ka qëllim më madhor për Kosovën në vitin 2025 sesa të bëhemi shtet anëtar i kësaj aleance strategjike. Duke folur për rëndësinë e një lidershipi të fortë, Enver Hoxhaj vlerësoi ekipin e Bedri Hamzës si faktor kyç për rikthimin e besimit të aleatëve besnikë të Kosovës. Problemi më i madh i Kosovës është ekonomia, ku gjatë dy viteve të fundit, kemi humbur 200 mijë njerëz. Ky është një alarm për të gjithë ne, nënvizoi, zyrtari i lartë i PDK-së,  Enver Hoxhaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …