Emërtimi i Shtëpisë së kulturës në Shtime me emrin e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare Ahmet Qeriqi, shpërfaq fytyrën e vërtetë të Qemajl Aliut, kryetarit aktual të komunës së Shtimes
Propozimi për emërimin e Shtëpisë së kulturës në Shtime me emrin e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare Ahmet Qeriqi, është penguar tinëzisht e qëllimshëm nga Qemajl Aliu me disa sejmen të tij. Për opinionin e gjerë dhe nënshkruesit e kërkesës së datës 13 mars 2025 të cilët njëzëri i kërkuan komisionit për emërtimin e objekteve publike në Shtime që Shtëpia e kulturës në Shtime të emërohet me emrin e shquar të kulturës, gazetarisë dhe lëvizjes kombëtare Ahmet Qeriqi, kjo kërkesë u pengua qëllimshëm me mospjesëmarrje në mbledhjen e radhës së komisionit me dt. 20.3.2025 nga tre anëtar komisioni Besnik Seferi, Muhamet Ademaj dhe Idajet Rexhepi me urdhër të Qemajl Aliut, kur u kuptua nga Qemajl Aliu që gjasat për të propozuar emërtimin e Shtëpisë së kulturës në Shtime me emrin e Ahmet Qeriqit ishin të mëdha nga një pjesë e anëtarëve patriot e të ndershëm të komisionit.
Qemajl Aliu kishte kërkuar që në rast se do të dilte për votim propozimi për emërtimin e Shtëpisë së kulturës në Shtime, ata të lëshonin mbledhjen apo mos të merrnin pjesë fare në të, siç ndodhi në mbledhjen e radhës të datës 20 mars 2025 ku tre anëtar komisioni Besnik Seferi, Muhamet Ademaj dhe Idajet Rexhepi nuk morën pjesë fare në mbledhje duke paralizuar kështu punën e komisionit që nga komisioni mos të nxirrej vendimi për ti propozuar kuvendit komunal të Shtimes emërtimin e Shtëpisë së kulturës me emrin e Ahmet Qeriqit, dhe kështu ndodhi.
Duke parë që nuk kishim marrë asnjë informacion zyrtar nga komuna e Shtimes për kërkesat e bëra, me të kuptuar edhe tërë lojën e kurdisur mirë nga Qemajl Aliu, kam filluar të kërkoj qasje në dokumentet publike për të cilat është kujdesur mirë Idajet Rexhepi që dokumentet të mos më dorëzoheshin që të mos kisha fare qasje në këtë proces totalisht të përgatitur nga Qemajl Aliu, pa dyshim në urdhërat dhe diktatin e tij që kërkesa ime të refuzohej. Pasi shoh bllokadën që bëjnë ndaj meje duke mi refuzuar kërkesat, pra Idajet Rexhepi me përgjigjen refuzim, njoftoj Agjencinë për Informim dhe Privatësi që komuna e Shtimes po më pamundëson qasje në procesverbale të datës 18 dhe 20 mars 2025, ku kuptohej e vërteta rreth këtij procesi kush e mbështeti dhe kush e pengoj qëllimshëm e pa ligjshëm këtë proces.
Në ditët në vijim Qemajl Aliu nga vendimi që nxjerrë AIP (Agjencia për Informim dhe Privatësi) për të më siguruar qasje në të gjitha dokumentet publike të cilat mi siguron ligji nr. 06/L-081 për Qasje në dokumente publike dhe jo Qemajl Aliu së bashku me zyrtarin Idajet Rexhepi i cili mi refuzonte kërkesat duke shkelur vet ligjin nr. 06/L-081, detyrohen të mi përcjellin të gjitha dokumentet siç i kam kërkuar një për një, kuptohet përmes zyrtares nga zyra për komunikim me publikun. Pra, rezultoi që Qemajl Aliu, pavarësisht që ka dëshirë të jetë mbi ligjin dhe eventualisht një autokrat (dëshirë e pa përmbajtshme e personalitetit të tij) u detyrua të lejoj zyrtarët të mi përcjellin të gjitha dokumentet që i kisha kërkuar dhe kjo ndodhi tek pasi Agjencia e njoftoi se “…pamundësimi i realizimit të së drejtës në qasje të dokumenteve publike, nga ana e kërkuesit të interesuar dënohet sipas Kodit të Penal të Republikës së Kosovës”.
Meqenëse këtë proces do ta de klasifikoj në mënyrë kronologjike për të parë qasjen autokratike të Qemajl Aliut dhe antihistorike i cili nuk përto të ndaj çmime për së vdekuri figurave me pikëpamje jugonostalgjike dhe mundësisht të rikthejë atë kohë, kjo që po prezantoj sot, është si pjesë hyrëse për ta kuptuar qytetarët e Shtimes dhe të Kosovës qyqarllëkun e Qemajl Aliut i cili në të vërtetë dhe përfundimisht me veprimet e tij në këtë katër vjeçar tregoi fytyrën e vërtetë antihistorike në vlerësimin e figurave më të ndritshme kombëtare.
Në vijim, kronologjikisht për ta kuptuar qeverisjen autokratike të Qemajl Aliut do të dokumentoj këtë proces. Sot po prezantoj kërkesën e bërë nga 12 figura publike të ndritshme të Kosovës për ta emërtuar Shtëpinë e kulturës në Shtime me emrin e Ahmet Qeriqit, dhe jo kërkesë e imja, siç qëllimshëm është përpjekur ta prezantoj në mbledhjen e 18 marsit 2025 pranë komisionit Idajet Rexhepi, anëtar komisioni për ta reduktuar si në diçka familjare këtë kërkesë duke fshehur faktin që kjo kërkesë nuk ishte familjare siç kanë bërë kërkesë edhe qytetarë të tjerë për prindër të tyre. Pra, këtu po prezantoj sot vetëm kërkesën si pjesë hyrëse, për të kuptuar kronologjikisht këtë proces i cili u pengua edhe pas datës 20 mars 2025 ku nën diktatin e Qemajl Aliut i cili i kishte ftuar në zyre tre të apostrofuarit në zyrën e tij nga të cilët kishte kërkuar që të pengohet emërtimi i Shtëpisë së kulturës me emrin e Ahmet Qeriqit, gjë që u tha edhe në reagimin publik nga kryesuesi i komisionit z. Ruzhdi Jashari, figura më emblematike e rrethinës sonë për vlerësimin e personaliteteve e ngjarjeve historike në rrethinën tonë.
Vazhdojmë me dekonstruktimin e këtij procesi dhe pushtetit autokratik të Qemajl Aliut i cili bëri përpjekje përmes zyrtarëve të tij të mos me lejohej as qasje në dokumente publike. Mos të harroj edhe një gjë të përmend, jo zyrtarisht kam kuptuar, sapo kam protokolluar kërkesën e dt. 13 mars 2025 në zyrën poshtë në administratë e njëjta ka shkuar direkt e në dorën e Qemajl Aliut dhe jo të komisionit, pra shih si qeveriska Qemajl Aliu i cili para katër vitesh kishte gojën përplot transparencë dhe qeverisje me duar të pastra pa presione në punë komisionesh e ushtrim të autoritetit ndaj anëtarëve të komisioneve.