Ramush Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin finlandez, kërkon mbështetje për rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka pritur të martën në një takim lamtumirës ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen. Gjatë takimit, Haradinaj e falënderoi ambasadorin Nissinen për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit diplomatik në Kosovë, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të shtetit finlandez në proceset e rëndësishme për vendin. “Biseduam për zhvillimet në vend, në fushën politike dhe atë të sigurisë, ku theksova nevojën për mbështetjen e mëtejme të Finlandës në synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi Haradinaj pas takimit. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe shërbeu si një rast për të riafirmuar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, sidomos në fushën e integrimeve euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …