Ish-nënkryetari i LDK-së: Po perëndon shansi i partive të mëdha, për turpin e tyre dhe për fatin e keq të Kosovës

Eqrem Kryeziu tregon arsyen pse LDK-ja doli partia e tretë

Ish-deputeti i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai  ka shkruar se mesazhi i votës së 11 qershorit është inkurajues edhe shpresëdhënës. Njëra ndër arsyet pse LDK-ja doli e treta, del se të indinjuar për shkak të shembjes së qeverisë Isa II, qytetarët votuan për Vetëvendosjen. Rritja e Vetëvendosjes dëshmon, për herë të parë në Kosovën e lirë, për emancipimin e votës. Për frymën civile të Kosovës kjo simptomë është e një rëndësie të veçantë. Pastaj është çështje e Vetëvendosjes në të ardhmen se ç’do të bëjë me këtë besim. Partitë e “vjetra”, PDK dhe LDK nuk patën kurajën të lirohen nga figurat komprometuese. Miqtë e Kosovës paralajmëronin, por kot. Mëkat! Duket se as shoqëria jonë (sepse e dalë nga lufta) nuk mund të gënjehet për një kohë të gjatë, përkundër arrogancës së lidershipit të partive të vjetra të mëdha, ka shkruar Kryeziu,kunërshtar i njohur i luftës së UÇK-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …