Erdogan: Do të luftojnë për të mos ndodhur krime të tilla siç ishte Masakra e Srebrenicës

Erdogan: Do të luftojnë për të mos ndodhur krime të tilla siç ishte Masakra e Srebrenicës

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se do të luftojmë për të mos ndodhur krime të tilla siç ishte Masakra e  Srebrenicës. “Do të luftojmë së bashku që krime të tilla njerëzore të mos përsëriten më”, deklaroi presidenti Erdogan. Ai publikoi një mesazh në lidhje me 23 përvjetorin e gjenocidit të Sebrenicës. “Uroj mëshirën e zotit  për vëllezërit tanë boshnjakë që ranë dëshmorë në gjenocidin e Srebrenicës, i cili 23 vjet më parë është përjetuar në sytë e Evropës dhe të cilin e shoh si një nga ngjarjet më të turpshme të historisë. Ne do të luftojmë së bashku për të parandaluar që krime të tilla njerëzore të mos përsëriten më”, thuhet në mesazhin e Erdoganit.

Kontrolloni gjithashtu

Izmi Zeka: Njeriu i UDB-së serbe në Gjilan, Sinan Rexhepi i njohur si Sinan Zhegra, veteran i UÇK-së (!)

Izmi Zeka: Votimi i Osmanit do të ishte gabim strategjik

Publicisti Izmi Zeka ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që Partia Demokratike e Kosovës ta votojë …