Erdogan

Erdogan e paralajmëron Athinën se Turqia do të marrë gjithçka i takon në Mesdhe në Egje dhe në Detin e Zi

Në një fjalim të fortë kryetari turk Erdogan paralajmëroi Greqinë, se Turqia do të marrë gjithçka i takon në Mesdhe në Egje dhe në Detin e Zi. “Dëshirojmë që të gjithë të shohin se Turqia tashmë nuk është një vend që do t’i testohet durimi, vendosmëria, mundësitë dhe guximi. Ashtu sikurse nuk synojmë territorin, sovranitetin dhe interesat e askujt, ne nuk do të tolerojmë kurrë (të shkelin) ato që na takojnë neve. Ata që nuk janë të denjë as për trashëgiminë e Bizantit dhe kryejnë padrejtësi duke marrë pas tyre evropianët, është e qartë se nuk kanë marrë mësime nga historia. I ftojmë bashkëbiseduesit tanë që të rregullojnë veten dhe të qëndrojnë larg gabimeve që do të shkaktojnë shkatërrimin e tyre.” u shpreh Erdogan, raporton agjencia e lajme Anodolu.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Bllokada e institucioneve lidhet me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Albin Kurti …