Reccep Tayip Erdogan shpalli fitoren edhe për një tjetër mandat 5-vjeçar në krye të Turqisë

Erdogan: BE-ja duhet ta kuptojë se Turqia nuk është lypëse e Evropës dhe nuk varet nga ajo

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi sot Bashkimit Evropian të vendos definitivisht për anëtarësimin e Turqisë duke konfirmuar se vendi i tij nuk mund të trajtohet si një lypës në dyert e Evropës. BE-ja nuk ka të drejtë ta konsiderojë Turqinë si një lypëse në portat e saj.   Erdogan do të takojë nesër në Bruksel presidentin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker  dhe presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, në kuadër të samitit të NATO-s. Marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë janë tendosur që prej grushtit të dështuar të shtetit, në verë të vitit të kaluar kundër Erdoganit. Shtetet e Evropës kishin pritur që në Turqi të reprizohej Siria dhe shteti të katandisej në luftë civile, por ajo nuk ndodhi. Prej asaj kohe marrëdhëniet e BE-së me Turqinë  janë tendosur. BE-ja kërkon që Erdogan të mos i ndjek dhe të mos i persekutojë puçistët, meqë shpreson që ata ta rimarrin veten.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …