Reccep Tayip Erdogan shpalli fitoren edhe për një tjetër mandat 5-vjeçar në krye të Turqisë

Erdogan ka shpallur fitoren në referendumin e zhvilluar për ndryshime kushtetuese

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka shpallur fitoren në referendumin e zhvilluar të dielën në vend, për ndryshime kushtetuese, të cilat do t’i zgjerojnë kompetencat e tij. Turqit kanë aprovuar ndryshimin më radikal të kushteteutës së vendit, që prej themelimit të republikës së tyre 93 vjet më parë. Sipas 98 për qind të votave të numëruara, 51.3 për qind e turqve i kanë thënë ‘Po’ ndryshimeve kushtetuese, të cilat do t’i japin Erdoganit kompetenca më të gjera si president, dhe të cilat do ta heqin postin e kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …