Erdogan

Erdogan: Mundësia për paqe në konfliktin Izrael-Hamas është humbur tani për tani për shkak të qasjes pa kompromis të Izraelit

Kryetari i Turqisë, Erdogan tha se mundësia për paqe në konfliktin Izrael-Hamas është humbur tani për tani për shkak të qasjes pa kompromis të Izraelit. Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Erdogan tha gjithashtu se nuk e ka humbur shpresën për një paqe të qëndrueshme, duke shtuar se Hamasi nuk mund të përjashtohet si palë nga zgjidhja e mundshme e konfliktit. Situata që u shfaq si rezultat i qasjes së paligjshme të Izraelit tregoi edhe një herë se ne kishim të drejtë në shqetësimet tona. Kishte një mundësi për paqe dhe për fat të keq, ne e humbëm këtë mundësi tani për tani me këtë qasje të pakompromis të Izraelit tha ai. Ne vazhdojmë kontaktet tona me krerët e shteteve dhe qeverive. Në fakt, këtë mendim ua kemi shprehur bashkëbiseduesve në takimet tona. Shpresojmë të arrijmë një rezultat duke vazhduar këtë përpjekje së bashku me ata, saktësoi Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …