Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjetin në rrjetin energjetik në Komunën e Junikut

Komuna e Junikut gjegjësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike ditën e shtunë gjatë tërë kohës ka qenë në gatishmëri dhe monitorim të territorit të Komunës së Junikut duke evituar dëmet e shkaktuara gjatë 24 orëve të fundit nga erërat e forta në rrjetin elektrik. Raportimi dhe angazhimet në terren në bashkëpunim me kompaninë KESCO ka normalizuar furnizimin me energji elektrike dhe ka evituar çdo rrezik të mundshëm për qytetarë, pasi që gjatë ditës nga erërat e forta në disa lagje kishte dëme në rrjetin e energjisë elektrike përkatësisht rrëzim të shtyllave. Komuna e Junikut respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike vazhdon të mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve të mira për qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …