Erion Veliaj

Erion Veliaj thotë së është çështje ditësh se kur mund të hapet kufiri në mes të Shqipërisë dhe Kosovës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, beson që është çështje ditësh se kur mund të hapet kufiri Shqipëri-Kosovë. Veliaj tha se qeveria Rama është duke e monitoruar ende situatën me pandeminë në vend, ndërsa bëri të ditur se më 1 qershor pritet të hapen çerdhet. Ai gjithashtu foli edhe për çështjen e rrëzimit të objektit të teatrit të qytetit. Sipas tij, ky objekt është ndërtuar në kohën e sundimit italian në Shqipëri dhe është shfrytëzuar për argëtimin e ushtarëve në atë kohë. Siç tha ai, asnjëherë ky objekt ndër vite nuk është quajtur objekt kulture.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

Ardian Gjini me akuza të ashpra ndaj Kurtit: “Mashtron çdo ditë dhe akuzon të tjerët për veprimet e veta”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit …