Fillimi / Opinione / Ferat Shala: A është momenti i duhur për të mbështetur zhvillimin e ekoturizmit në Kosovë?
Ferat Shala: A është momenti i duhur për të mbështetur zhvillimin e ekoturizmit në Kosovë?

Ferat Shala: A është momenti i duhur për të mbështetur zhvillimin e ekoturizmit në Kosovë?

Tani kur po diskutohet shumë për pakon ekonomike për mbështetjen e bizneseve për rimëkëmbje nga pasojat e pandemisë COVID19, vlerësoj që një nga fushat ku duhet të orientohet kjo mbështetje është edhe ekoturizmi. Janë disa fakte që e arsyetojnë mbështetjen e këtij sektori të cilat do të mundohem t’i argumentojë në vijim të këtij opinioni.

Kosova shquhet për vlera natyrore që e bëjnë një vend shumë të përshtatshëm dhe me potencial të madh për zhvillimin e ekoturizmit, prandaj mbështetja e këtij sektori do të stimulonte ekonominë e vendit dhe zhvillimin e bizneseve lokale që ofrojnë shërbime në këtë fushë.

Meqenëse gjatë këtij sezoni shumica e qytetarëve të Kosovës, do të kenë të pamundur të shkojnë në pushime jashtë vendit, krijimi i alternativave për pushime brenda Kosovës do të ishte një mundësi e mirë edhe për pushuesit por edhe për ofruesit e shërbimeve ekoturistike.

Ekoturizmi do të ndihmonte domosdoshmërisht në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin e ekonomisë lokale edhe për faktin së të gjitha paratë e pushuesve do të shpenzoheshin brenda vendit për dallim nga vitet tjera ku shumica e pushuesve kosovarë i kanë shpenzuar paratë në pushime jashtë vendi.

Për dallim prej formave tjera të turizmit intensiv që stimulojnë grumbullimin e numrit të madh të njerëzve në zona të caktuara, ekoturizmi njihet për grupe të vogla njerëzish që bënë të mundur zbatimin më të lehtë të masave të pandemisë dhe zhvillimin e aktiviteteve pa ndonjë problem.

Llojllojshmëria e formave të ekoturizimit që mundë të ofrojë Kosova, që përfshinë ecjen në natyrë, turizmin malor, turizmin rural, turizmin e shpellave, alpinizmin, ngjitjen, dhe format tjera të ekoturzimit, mundëson krijimin e pakove të llojllojshme turistike gjatë gjithë vitit duke e bërë atraktiv këtë sektorë.

Duke mbështetur zhvillimin e ekoturizimit në mënyrë indirekte mbështeten edhe shumë sektorë tjerë që ndërlidhen me këtë veprimtari duke përfshirë prodhimet tradicionale, gastronominë, hotelerinë, transportin, trashëgiminë kulturore etj.

Zhvillimi i ekoturizimit do të ndihmonte po ashtu edhe promovimin dhe njohjen e vlerave natyrore të Kosovës si dhe vetëdijesimin dhe edukimin për mbrojtjen e resurseve natyrore të vendit.

Si përfundim ndajë mendimin që është momenti i duhur për të mbështetur këtë sektorë i cili deri më tani nuk ka pasur vëmendjen e duhur.

Kontrolloni gjithashtu

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar i gëzohet vendimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës për hapjen e kufijve tokësorë

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar i gëzohet vendimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës për hapjen e kufijve tokësorë

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar i gëzohet vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për ...