leoni

Ermina Lekaj-Përlaskaj: Modeli kroat për pakicat është model që duhet dhe mund të aplikohet edhe në Kosovë

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, është cituar të ketë deklaruar se modeli kroat për pakicat është model që duhet dhe mund të aplikohet edhe në Kosovë, sepse  ky model do të jetë më i dhembshëm për shtetin e Kosovës. Në Kroaci, pas vitit 1995 është nënshkruar marrëveshja që njeh të drejtat e pakicave, përfshirë këtu edhe të drejtat e serbëve, ato rregullohen më Ligjin kushtetues të Kroacisë. Asociacionet e pakicave të tjera janë shoqata që merren me kulturë, ruajtjen e identitetit e traditës së tyre, kurse Asociacionet serbe janë në një nivel më të lartë dhe është shumë e aplikueshme kjo pjesë dhe mendoj që është shumë më e padhembshme për shtetin e Kosovës nëse pranohet kjo pjesë e Asociacioneve siç është e paraparë në Ligjin kushtetues të Republikës së Kroacisë”, ka theksuar, Ermina  Lekaj-Përleskaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …