Në prag të vizitës në Kosovë, emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i largojë kryetarët e komunave dhe ta tërheqë policinë, pastaj ta fillojë “urgjentisht, urgjentisht” punën për Asociacionin. Ky eskalim i situatës së sigurisë në veri të Kosovës ishte rezultat pjesërisht i mungesë së gatishmërisë nga ana e Kosovës për të dëgjuar komunitetin ndërkombëtar. Përpjekjet tona për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës u refuzuan. Nuk kishin nevojë të shkonin në ato objekte, nuk kishin ndonjë vlerë dhe tashmë janë gati te zbrazura. Albin Kurti duhet t’i largojë kryetarët nga objektet komunale, duhet ta largojë Policinë nga ndërtesat dhe pastaj urgjentisht, urgjentisht të fillojnë diskutimet për punën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ka thënë Escobar.
