I Dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, pas vizitës në Kosovë sot qëndrojnë në Beograd

I dërguari amerikan, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, pritet të qëndrojnë për vizitë, në Prishtinë dhe në Beograd

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së,  Miroslav Lajçak pritet të qëndrojnë  për vizitë në Beograd dhe në Prishtinë, për të nxitur palët të ndërmarrin hapa për të shtendosur situatën në veri të Kosovës, ku për më shumë se një javë po mbahen protesta para ndërtesave të komunave. Diplomacia perëndimore po vazhdon thirrjet që Kosova dhe Serbia të angazhohen për të rikthyer qetësinë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, ku të dielën disa qytetarë serbë u mblodhën para ndërtesave të komunave për të kundërshtuar hyrjen në zyra të kryetarëve shqiptarë në zyrat e tyre. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kërkojnë Kosovës të largojë njësitë e posaçme të policisë nga ndërtesat komunale, zhvendosjen e përkohshme e kryetarëve të rinj në zyra të tjera alternative dhe organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja. Nga Serbia, ndërkohë kërkohet tërheqja e forcave të armatosura serbe të stacionuara afër kufirit me Kosovën dhe ulja e gjendjes së gatishmërisë, ruajtja e qetësisë së protestuesve në veri dhe sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje të reja. Ndërkohë është bërë e ditur se  sonte në orën 20.00, Gabriel Escobar dhe Mirosllav Llajçak do të takohen me kryeministrin Kurti në ndërtesën e Qeverisë, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …