Brickos

Është bërë përurimi i donacionit të KFOR-it Italian në Komunën e Junikut që ka të bëjë me energjinë e ripërtërishme

Sot përfaqësuesit e KFOR-it Italian, Komandanti i KFOR-RC-W, Kol. Marco Javarone  dorëzuan tek kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu donacionin që ka të bëjë me energjinë e ripërtërishme me ç ‘rast është bërë edhe përurimi i këtij donacioni. Ky donacion do të mundësojë furnizimin me energji të ripërtërishme për objektin e Komunës së Junikut përmes paneleve solare me kapacitet të prodhimit prej 10 KW. Kryetari Shehu falënderoj KFOR-in Italian për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme për komunën e Junikut duke theksuar se ky investim përveç që ndikon direkt në uljen e shpenzimeve komunale në sferën e energjisë elektrike do te ndikoj edhe në ruajtjen e mjedisit. Ndërsa Komandanti i KFOR-RC-W, Kol. Marco Javarone u shpreh i kënaqur për donacionin që ka bërë KFOR-i Italian për Komunën e Junikut duke premtuar që edhe në të ardhmen të ketë bashkëpunime edhe në fusha tjera aty ku KFOR-i ka mundësi.

May be an image of 2 people, people standing and text that says 'MULTINATIONAL CIMIC GROUP I0 IrSQUE KUTL REGIONAL COMMAND WEST CI M'

Kontrolloni gjithashtu

Është finalizuar ndërtimi i sallës së re sportive në Fshatin e Vjetër të komunës së Ferizajt

Në Fshatin e Vjetër të komunës së Ferizajt është përfunduar ndërtimi i  një salle të …