Është dëmtuar brutalisht busti i At Shtjefën Gjeçovi, në oborrin e shkollës që mban emrin e tij, në fshatin Zllakuqan të Klinës

Është dëmtuar brutalisht busti i At Shtjefën Gjeçovi, në oborrin e shkollës që mban emrin e tij, në fshatin Zllakuqan të Klinës, në vendin ku vetë ai kishte hapur shkollën e parë shqipe. Rasti ndodh në kohën kur Kosova shënon 90 vjetorin e vrasjes nga serbët të arkeologut, etnologut, klerikut, studiuesit e atdhetarit të shquar shqiptar.  Ndërkohë qysh tash kanë nisur paralajmërimet për shënimin e përvjetori të 90-të të vrasjes së Gjeçovit. Në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, më 30 nëntor 2019, organizon sesionin e katërt të veçantë shkencor me temën “At Shtjefën Gjeçovi”. Temat ku mund të përqendrohen studiuesit janë rinia dhe shkollimi i At Shtjefën Gjeçovit, fillet e veprimtarisë fetare dhe kombëtare në Troshan dhe Rubik, veprimtaria kulturore fetare dhe kombëtare në Zllakuqan të Klinës, hapja e Shkollës Shqipe në Zllakuqan, hapja e Shkollës Shqipe në Laç dhe shumë aktivitete të tjera. Dëmtimi i bustit të këtij atdhetari është vepër antikombëtare, me qëllim për dëmtimin e tolerancës fetare ndër shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …